“Kjo histori ka marrë fund”/ Rama thotë se sa të jetë kryeministër: Nuk do të...

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë fund dilemave dhe konfirmon se në Vjosë nuk do të ndërtohet asnjë hidrocentral. 

Ai tha se kjo histori ka marrë fund, Vjosa është “zonë e mbrojtur” dhe asnjë HEC nuk do të ndërtohet. 

“Zonë të mbrojtur Vjosën e kemi shpallur ne, dhe HEC-e në Vjosë nuk do ndërtohen. Se prandaj jemi në gjyqe ne, se i ka bërë Saliu. 11 HEC-e në Valbonë, 9 mundëm t’i shmangnim. Hidrocentrale në Vjosë nuk ka, por s’mund të ndalojmë agro-turizmin. Nuk ka hidrocentrale në Vjosë, ka marrë fund kjo histori”, tha Rama.