Koalicion me Edi Ramën? Ilir "Floriri" jep përgjigjen e papritur: Në këtë...

Presidenti i LSI-së, Ilir Meta ka konfirmuar se në të ardhmen nuk do të bëjë asnjë marrëveshje me Edi Ramën. 

"Baba Xhikja" siç e quan kryeministri theksoi se nuk do të ketë kurrë koalicion me PS-në, ndërsa sondazhet e nxjerrin keq LSI-në. 

"Nuk ekziston asnjë mundësi sot apo në të ardhmen që Ilir Meta të bëjë një bashkëpunim me Edi Ramën. Këtë regjistrojeni mirë dhe mbajeni shënim. Marrëveshje politike mes Ilir Metës dhe Edi Ramës në këtë botë nuk ka më”, tha Meta.