Koalicion me PD dhe Lulin? Rama ndryshon drejtim dhe jep përgjigjen epike...

Kryeministri Rama ka sqaruar ftesën e tij ndaj Bashës, duke thënë se deklarata e tij është keqkuptuar.

Rama nuk e ka ftuar Lulin të bashkëqeverisë por të bashkëpunojë kur PD-ja të ngelë në opozitë pas 25 prillit.

"Unë nuk ofrova ta blej Bashën se nuk është një lojtar që është Messi apo Ronaldo. Nuk më hyn në punë Luli për të formuar qeveri. Unë jam i gatshëm që të ndërtoj një rrugë bashkëpunimi me PD-në që pas 25 prillit do ngelë në opozitë”, tha Rama.