Kush është më i mirë, Rama apo Nano? Majko na habit me këtë përgjigje...

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, u pyet kush ka drejtuar më mirë PS-në, Fatos Nano apo Edi Rama.

Majko dha një përgjigje diplomatike duke na habitur të gjithë me emrin dhe mungesën e modestisë.

"As Nano as Rama. Më komod jam ndjerë, kur kam drejtuar vetë PS-në. Në atë kohë isha kryeministër dhe kryetar partie. Qytetarët më 25 prill të votojnë për të ardhmen e tyre, për Shqipërinë. Sipas të gjitha sondazheve, ne do të fitojmë”, u shpreh Majko.