Kutitë e fundit/ Ja skenari si ndryshojnë mandatet për PS dhe Edi Ramën...

Deri në orën 14:00, Partia Socialiste ka marrë 176.860 vota, ndërsa Partia Demokratike 141.220 vota.

Pra socialistët në këtë qark kryesojnë me një diferencë votash prej 35.640. Të përkthyer në mandate, PS ka marrë 18 mandate, PD 15, LSI 2 dhe PSD 1 mandat. 

》Deri në fund, SI MUND TË NDRYSHOJNË MANDATET ?
Sipas formulës, me këto të dhëna Partia Socialiste mund t’i marrë PD mandatin e 19 (Pandeli Majko), duke siguruar 1.874 vota të tjera.