Kuvendi i ri/ PS bën lëvizjen e menjëhershme kundër Presidentit Meta

Partia Socialiste ka nisur procedurat për shkarkimin e Ilir Metës. 

Grupi parlamentar i PS-së ka nisur mbledhjen e firmave për të mbështetur propozimin e shkarkimit të Metës që po përdor zyrën e Presidentit për interesat e LSI-së. Paraditen e sotme deputetëve socialistë i ka mbërritur një mesazh, ku thuhet:

“Bazuar ne disa shkelje te renda te Kushtetutës nga Ilir Meta, kemi vendosur të shkarkojmë Presidentin. Për këtë qëllim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës së Grupit Parlamentar për të firmosur PROPOZIMIN PER SHKARKIMIN E PRESIDENTIT”.