Lajmi i Fundit/ Përfundon numërimi i votave në një tjetër qark, ja rezultatet...

Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar numërimi i votave në qarkun e Dibrës. 

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ në këtë qark ka kryesuar Partia Demokratike me 45.13 % të votave (3 deputet) duke lënë pas PS-në me një diferencë të ngushtë 44.70% votash (2 deputet). 

Konretisht PD ka marrë 29.020 vota, ndërsa socialistët 28.742 vota. LSI ka marrë vetëm 4.445 vota, duke dështuar plotësisht.