"Largohem direkt nga Qeveria Rama..."/ Braçe na befason me këtë deklaratë

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka paralajmëruar largimin nga qeveria nëse Rama vendos për të hapur kazinotë dhe lojërat e fatit. 

Brace theksoi se shqiptarët më 25 prill duhet të votojnë socialistët për të ardhmen e vendit. 

"Qeveria nuk ka zhvilluar asnjë diskutim për të hapur bastet dhe lojërat e fatit. Ligji i 2018 është në fuqi dhe lejon kazinotë dhe jo lojërat e fatit. Kemi lejuar që këto kazino te jenë në hotele me 5 yje. Nuk ka më kthim prapa. Sepse nëse do ketë kthim prapa unë do të largohem nga Qeveria”, tha Braçe.