Lulzim Basha pranon humbjen e PD-së dhe merr këtë vendim të fundit...

Kryetari i PD, Lulzim Basha paralajmëron betejë të ashpër kundër qeverisë, pavarësisht se kryeministri Edi Rama i bëri ftesë për bashkëpunim. 

Në daljen e parë për mediat, Basha pranoi humbjen e PD-së por nuk dha dorëheqjen.

"Ne u bëmë më të fortë dhe jemi më të vendosur se kurrë. Kushdo që mendon se do të dorëzohemi nuk na njeh mirë. Ne do ta vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fitore, sepse misioni ynë është më I madh se të gjithë ne. Po u dorëzuam ne Shqipëria nuk ka më asnjë mundësi dhe kjo nuk do të ndodhë", tha Basha.