Majko flet hapur: Nëse fitojmë mandatin e 3-të do të jemi të detyruar që…

Kandidati socialist i 19-ti në listën e Tiranës, Pandeli Majko është i bindur në fitoren e madhe në zgjedhje të Partisë Socialiste.

Majko tha se PS është e detyruar që të krijojë besim të plotë tek shqiptarët. 

"Nëse e fitojmë mandatin e tretë dhe jam i bindur që jemi shumë afër, do të jemi të detyruar të rishpikim veten dhe të krijojmë besim tek shqiptarët. VETËM me Edi Ramën Shqipëria shkon drejt Europes, falë përpjekjeve të tij kemi vaksinën në Shqipëri", thotë Majko.