Mandati i tretë i PS-së/ Ramës i shkruajnë liderët botërorë, nga Erdogan tek...

Kanë nisur urimet nga partnerët e huaj për kryeministrin Edi Rama, i cili ka siguruar mandatin e tretë. 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, kanë uruar Rama për fitoren e 25 prillit. 

Kreu i Qeverisë ka zhvilluar vetëm pak minuta më parë një bisedë telefonike me presidentin turk dhe kryeministrin grek. Ndërkohë, Rama ka marrë urime për fitoren edhe nga ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, dhe lideri i opozitës italiane, Matteo Salvini.