Mbyllet aeroporti/ Reagimi i fundit i Ramës: Kush nuk kthehet në punë, sot...

Kryeministri Rama iu është drejtuar me një apel kontrollorëve në aeroportin e Riansit.

Rama shkruan se punëtorët të braktisin organizatorët e grevës të drejtuar nga Meta dhe Saliu.

“Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet”, shkruan Rama.