Mbyllet numërimi/ Ja kush janë 3 emrat më të votuar nga PS-ja në qytetin...

Ka përfunduar numërimi i votave preferenciale për kandidatët në qarkun e Vlorës. 

Në Partinë Socialiste, Kryeministri Edi Rama është më i votuari në Vlorë me 11.412 vota. E dyta është Anila Denaj e cila ka 6.428 vota duke kaluar edhe drejtuesin e politik Damian Gjiknurin, i cili renditet i treti më i votuari me 6.009 vota. 

Ndërkohë që në PD më i votuari është Bujar Leskaj me 5.254 vota.