Me kë do bëje koalicion pas 25 prillit? Kryeministri Rama jep këtë përgjigje...

Kryeministri Rama është pyetur me cilën parti mund të bëjë koalicion nëse nuk fiton mbi 70 mandate në zgjedhjet e 25 prillit. 

Rama tha se pyetja për të bashkëpunuar me një aleat në krijimin e kabinetit është e pavlerë pasi të gjithë janë kundër tij. 

Koalicion të detyruar me një tjeter parti? “Është nje pyetje pa vlere. Ne jemi përballë një konglomerati për të hequr qafe Edi Ramën. Nuk ka forca të ndërmjetme, janë të gjitha që shkojnë në drejtimin kundër PS-së. Nuk shoh asnjë forcë politike që mund të bashkëpunoj”-tha Rama.