"Më shpëtove”/ Ramës i dërgon mesazh gruaja që dikur votonte Saliun, i thotë që...

Kryeministri Rama gjatë një takimi që po mban me gratë në Tiranë, tregoi edhe mesazhet që i dërgonte një demokrate pak vite më parë.

"Përpara pak vitesh më shkruante një grua dhe më thoshte unë jam e djathtë, por votoj PS-në. 

Ti më ke shpëtuar nga halli më i madh që kam pasur, nga lekët që burri linte në bixhoz. Ai nuk luan bixhoz dhe fēmijët tanë shkojnë në shkollë" tregoi Rama.