Një tjetër Bashki e vendit mbyll proçesin e numërimit, ja rezultati final...

Kolonja është bashkia e radhës që ka përfunduar procesin e numërimit të votave.

Nga të dhënat rezulton se Partia Socialiste kryeson me 3.666 vota, Partia Demokratike renditet e dyta me 2.299 vota, LSI 763 vota dhe PSD-ja 68 vota. 

Deri tani ka perfunduar procesi i numrit të votave në 8 bashki të tjera: Pustec, Himarë, Poliçan, Memaliaj, Këlcyrë, Përmet ku fituese është shpallur PS, ndërsa në Tropojë dhe Has fituese e zgjedhjeve është shpallur PD.