Në prag zgjedhjeve/ Nuk ndalen largimet, 2 figura të LSI-së braktisin Ilir Metën...

Ndërkohë që na ndajnë vetëm 3 javë nga zgjedhjet parlamentare nuk po ndalen largimet nga LSI-ja. 

Së fundmi janë larguar nga LSI për t’ju bashkuar Partisë Socialiste, ish-kryetarja e LSI për bashkinë Poliçan, Vjollca Lulaj si dhe Klaudio Kumani kryetari i LSI i rajonit 3 në bashkinë Berat. 

Pas takimit me kryeministrin Rama të dy janë shprehur se ndihen krenar që janë bërë pjesë e PS-së për mandatin e trete.