“Nënshkruajmë kontratën e madh”, kryeministri Rama jep lajmin e mirë nga...

Kryeministri Rama deklaroi se vendi është gati që të hapë 4 aeroporte dhe 4 porte për të sjellë turistë në vend nga e gjitha bota. 

Sipas Ramës, do të ndërtohet një terminali ri e do të zgjerohet pista në aeroportin Rinasit, që shqiptarët të shkojnë dhe të vijnë nga New York drejtpërdrejt në Tiranë. 

“Jemi gati t’i hapim Shqipërisë katër porta nga qielli, katër nga deti për të sjellë udhëtarë dhe turistë nga mbarë bota. Brenda pak ditësh nënshkruajmë kontratë për aeroportin e Vlorës dhe do të hapim garën për aeroportin e Sarandës. Po ne duhet dhe do të bëhemi kampionë të Ballkanit në Bujqësi kjo është plotësisht e mundur’-tha Rama.