Ngjarja e Elbasanit/ Vjen reagimi i bujshëm: “Ilir Meta duhet arrestuar, ai po...

Analisti i njohur, Frrok Çupi ka komentuar ngjarjen e ndodhur në Elbasan. 

Shoqëruesi i Gazmend Bardhit qëlloi me automatik socialistin Pjerin Xhuvanit i cili ndërroi jetë. Çupi thotë që Ilir Meta është përgjegjës dhe duhet të arrestohet pasi po përgjak fushatën. 

“Vrasje e pastër politike. Ilir Meta po bën thirrje për luftë, duhet patjetër që Meta të vihet në pranga në kushtet e flagrancës sapo ka bërë thirrje për sfurqe, hunjë e sopata, prerje duarsh. Nuk kemi asnjë zgjedhje nga Meta dhe Berisha që s’kanë kaluar pa gjak”, tha analisti.