“Nuk e ka mendjen fare kur...”/ Rama zbulon detaje nga takimet me Ronaldon

Kryeministri Edi Rama në Top Channel, foli për takimin me Cristiano Ronaldon duke zbuluar përshtypjet për futbollistin më të mirë në botë. 

“E kam takuar 2 herë Cristiano Ronaldon, kur bisedon me të e kupton që s’është aty fare. Nuk e ka mendjen fare, por e ka mendjen vetëm në fushe. Jam mik me drejtuesit e Juves. 

Kurse Ançeloti më ka treguar: Nuk ekziston në asnjë skuadër, një lojtar që stërvitet më shumë se Cristiano Ronaldo. Ky në fund të ditës futej në akull, ky flinte në Bernabeu kur ishin El Classico-t, ai flinte në Bernabeu, dhe jetonte me El Classico-n në kokë” tha Rama.