"Nuk më kthehet gruaja në shtëpi"/ Qytetari habit Ramën me kërkesën e pazakontë ...

Kryeministri Rama nga Vlora ka zbuluar një bisedë interesante me një qytetar, i cili i ishte ankuar se gruaja i kthehej vonë në shtëpi.

“Një qytetar nga Vlora mu ankua se gruaja i kthehet në shtëpi në orën 9 të darkës, më thotë 'po bëj shëtitje në Lungomare'. Në këtë shesh të ri ka lezet të bësh shëtitje, nuk të bëjnë këmbët të kthehesh në shtëpi”, tha kryeministri.

Rama renditet i 8-ti në listën e deputetëve në këtë qark, shtoi se: “Vlorën nuk e lë kurrë edhe sikur tërë dynjaja të çohet e të thotë këtu mbaroi gjithçka”.