“Nuk pranohesh që të hysh në sallë”/ Rama tregon befasinë që i ndodhi në godinën...

Edi Rama ka treguar një histori personale se si e nisi angazhimin e tij në politikë dhe në PS, pikërisht në Mallakastër.

Kryeministri tregoi me gisht një godinë të vjetër, e cila është ndërtesa e historisë së tij politike. 

"Gramoz, kjo është godina e historisë sime politike. Këtu ka qenë tentativa ime e parë për të hyrë dhe për të zgjedhur kryetarin e ri. Më lanë tek dera dhe më thanë: Që nuk pranohesh që të hysh në sallë pasi merret vendimi. Pas disa tentativash, ndërhyri Gramozi edhe ja ku jam sot", tha Rama.