Numërimi drejt fundit/ PS merr lajmin e keq, dy figura të mëdha nuk do të...

Pandeli Majko dhe Mimi Kodheli do t’i mungojnë Parlamentit të ri. 

Jemi në kutitë e fundit të numërimit për kandidatët dhe dy figurat e mëdha socialiste nuk kanë thyer dot “herësin” pasi duhet të merrnin mbi 10 mijë vota preferenciale për tu futur automatikisht në Kuvend. 

Në Tiranë ku PS fitoi 18 mandate, Majko ishte i pozicionuar në vendin e 19, kurse Kodheli e 21-ta. Vlen të theksojmë që Fatmir Xhafaj i cili u rendit i 23-ti theu "herësin" duke marrë mbi 16 mijë vota personale.