Numërohen 1 milion vota/ Dalin rezultatet e fundit, ja si ndahen mandatet në vend...

Deri në orën 20:00 të ditës së sotme janë numëruar mbi 1 miliona vota të shqiptarëve.

Në të gjithë vendin deri më tani PS kryeson me 479.294 vota, e pasuar nga PD me 385.148 vota. LSI deri më tani ka marrë 67.208 vota, kurse PSD 21.433. 

PS ka siguruar 74 mandate, pasohet nga PD me 59 mandate, LSI 5 mandate dhe PSD 2 mandate. Ndërkaq në 14 bashkitë ku ka përfunduar numërimi Partia Socialiste ka fituar në 10 prej tyre, kurse Partia Demokratike ka fituar vetëm 4.