Numërohen mbi 80% të votave/ PS fitore historike, ja si ndahen mandatet...

Tashmë janë numëruar mbi 80% e votave në gjithë Shqipërinë, ose 4 mijë e 201 qendra votimi nga 5199 gjithsej.

Numërimi ka përfunduar në dy qarqe, Kukës e Dibër, të dyja të fituara nga Partia Demokratike. PS nga ana tjetër kryeson në 8 qarqe, dhe deri tani siguron 73 mandate. 

PD nga ana tjetër ka 59 mandate, kurse LSI 5, së bashku shkojnë në 64. Në lojë është dhe PSD që ka 3 mandate.