“Oooo Edi Rama”/ Korçari thërret dhe i ndërpret takimin, kryeministri: Hë mo...

Kryeministri Rama ndodhet paraditen e sotme në Bilisht ku po zhvillon një takim elektoral me strukturat dhe mbështetësit e forcës politike që ai drejton. 

Teksa fliste për mandatin e tretë, Rama u ndërpre nga një korçar që thërriste me të madhe “Oo Edi Rama, oo Edi Rama”, i entuziazmuar pasi kryeministri i kishte shkuar në qytetin e tij. 

Duke qeshur, Rama ia ktheu: “Hë mo tii tani. Tani më njohe? Ke një orë që rri atje dhe tani thotë Edi Rama, Edi Rama...”