Pamje fantastike/ Elbasani “det me njerëz”, Rama pritet si hero. Fitore historike...

Kryeministri Rama mbylli në mënyrën më fantastike të mundshme fushatën elektorale në qarkun e Elbasanit. 

Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në takimin me Edi Ramën ku kanë mbushur jo vetëm stadiumin “Elbasan Arenën” por edhe sheshin përpara stadiumit. 

Edi Rama është befasuar nga pjesëmarrja e jashtëzakonshme ku i gjithë stadiumi “Elbasan Arena” ka shpërthyer në festë duke i uruar fitoren e madhe socialiste. Kryeministri Rama tha se Elbasani do t’i japë shuplakën e fundit duke dërguar përballë drejtësisë: Sali Berishën, Ilir Metën, Lulin dhe Monikën.