Ngjarjet e fundit/ Rama paralajmëron Ilir Metën: Pas zgjedhjeve do ta...

Kryeministri Edi Rama paralajmëron largimin e Ilir Metës nëse pas 25 Prillit do të marrë mandatin e tretë.

Kryeministri e cilësoi Metën si personazh qesharak me të cilin do të merren duke e shkarkuar pas zgjedhjeve. 

“Presidenti shkarkohet me 2/3 e Parlamentit…Ne jemi tani në një proces zgjedhor, me përfundimin e zgjedhjeve, sigurisht ne do të ulemi dhe do të shikojmë cfarë do të bëjmë me këtë lloj personazhi qesharak dhe turpërues për të gjithë Shqipërinë” tha Rama.