"Për pak ditë do të hapë dyert"/ Kryeministri Edi Rama jep lajmin e shumëpritur...

Kryeministri Rama ka konfirmuar se për pak ditë do të bëhet ulja e parë e avionit në aeroportin e ri të Kukësit.

Me nota ironie, Rama u shpreh se janë përzgjedhur çunat e Kukësit për të ardhur nga Londra në bazë të numrit të sharjeve dhe përqeshjeve.

“Aeroporti i Kukësit për pak ditë do të hapë dyert për uljen e parë të Air Albanias me çunat e Kukësit që vijnë nga Londra të seleksionuar në bazë të numrit të sharjeve dhe përqeshjeve që më kanë bërë mua. Kurse aeroporti i Vlorës nis punën këto ditë"-tha Rama.