Përditësohen të dhënat/ Rritet numri i votuesve, ndodhin 2 befasi në qytetet...

Sipas të dhënave të publikuar nga KQZ, deri në orën 17:00 kanë votuar në rang kombëtar 43.68 %. 

Nga 5.199 qendra votimi në total, deri në orën 17:00 vihet re se kanë votuar 508.968 qytetarë, pjesëmarrje më e lartë krahasuar me vitin 2017-të.

Ndërkohë rezulton se befasia e madhe vjen nga Tirana dhe Dibra, dy qarqet që kanë regjistruar deri më tani pjesëmarrje më të lartë, përkatësisht 49.82 % dhe 49.30 %.