Përfundon numërimi i votave në Tiranë, ja si ndahen mandatet: PS, PD -LSI

Ka përfunduar numërimi i votave edhe në qarkun e Tiranës.

Partia Socialiste kryeson duke siguruar 18 mandate, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 15 mandate. 

Ndërkohë që LSI ka arritur që të marrë 2 mandate, dhe PSD, 1 mandat. Nga numërimi i votave ka rezultuar se në total në të gjithë vendin Partia Socialiste ka siguruar 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3 mandate.