Përfundon numërimi në 80 qendra në Dibër/ Rezultate surprizë, ja si ndahen mandantet...

Ka përfunduar numërimi për 80 nga 227 QV në total në Qarkun e Dibrës.

Sipas raportimeve, Partia Socialiste kryeson me 47.1% të votave, e përkthyer në 10.994 vota. E dyta renditet Partia Demokratike, e cila ka siguruar 42.3% të votave, e përkthyer në 9891 vota.

E treta në renditje është LSI me 7.7% e përkthyer në vota me 1803. Sipas projeksioneve 5 mandatet e këtij qarku ndahen në 3 për PS dhe 2 për PD.