Përfundon numërimi në një tjetër bashki, PS merr dyfishin e votave. Ja rezultatet...

Në Finiq ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Partia Socialiste udhëheq rezultatin final me rreth dyshin e votave krahasuar me PD.

Konkretisht, PS numëron 2.208 vota, ndërkohë Partia Demokratike ka 1.422 vota, kurse LSI ka vetëm 183 vota. 

Procesi i numërimit ka përfunduar në 23 qendra numërimi në bashkinë e Finiqit dhe PS thellon rezultatin në rang kombëtar me 74 mandate.