Përveç fitores, e ke përgatitur fjalimin e humbjes? Ja si i përgjigjet Luli...

Lulzim Basha duket tepër optimist te rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, sa që nuk e diskuton fare humbjen.

Gazetari e pyet Lulin nëse e ka përgatitur fjalimin e humbjes duke njohur në këtë mēnyrë rezultatin e zgjedhjeve?

"25 prilli është fillim i ri, start i ri për të gjithë shqiptarët. PD-ja nuk e njeh humbjen dhe jemi drejt suksesit të madh", tha Basha, por në realitet tē gjitha sondazhet e nxjerrin humbëse PD-LSI.