“Po qenka punuar fort këto tre javë”/ Rama jep lajmin fantastik: Në shtator...

Lagja e re e Thumanës ka filluar të marrë formën përfundimtare. 

Kryeministri Rama ditën e sotme vizitoi Thumanën ku po rindërtohen 278 apartamente dhe 155 njësi individuale.

“Po paskan punu fort këto tre javë, ritmi s’paska rënë fare, këta e paskan dit që zgjedhjet do fitohen. Bravo e keni qa, super. Do bëhet Thumana model urban. Laçi nuk votoi për PS-në, por për ne s’ka rëndësi. Ne do të vazhdojmë t’i mbarojmë shtepite, për ne rëndësi ka që shqiptarët të futën në shtëpi të reja”, tha Rama.