Po vjen dita/ Rama zbulon çfarë po përgatit PD dhe LSI për zgjedhjet e 25 prillit

Edi Rama u ka kërkuar shqiptarëve që të votojnë Partinë Socialiste. 

Kryeministri theksoi se PD dhe LSI për interesat e tyre personale kanë si qëllim të djegin Shqipërinë. 

“PD po lufton që të pushtojnë sërish Shqipërinë si plaçkë. Kur nuk janë në pushtet, janë të gatshëm ta djegin Shqipërinë. Ata i thonë dhëndrit (Lulit) që na merr nusen se po e more, e dimë ne se çfarë bëjmë me këtë plaçkë. Pas 25 prillit ata po përgatiten për luftë, kurse PS punon që shteti të jetë për shqiptarët”, tha Rama.