PS drejt fitores historike/ Numërohen mbi 30.000 fletë votimi, ja rezultatet...

KZAZ-të kanë numëruar më shumë se 31.000 fletë votimi deri më tani duke nxjerrë rezultatet e para në rang vendi.

Mësohet se deri më tani janë numëruar 31.196 fletë votimi të vlefshme, nga të cilat 16.179 ose 51.86% janë për Partinë Socialiste; 11.775 ose 37.75 % janë për PD dhe 2.339 vota ose 7.51 % janë për LSI-në. 

Ndërkohë, 380 vota ose 1.22 % në rang vendi ka marrë PSD e Tom Doshit.