"Qershia mbi tortë"/ Rama paralajmëron ndryshimin e madh, në këtë qytet nis...

Kryeministri Rama ka deklaruar se në 4 vitet e ardhshme do të investohet në Korçë më shumë se në çdo qytet tjetër të Shqipërisë.

Rama u premtoi qytetarëve në Korçë që nëse i japin 7 mandate do të ndërtojë një stadium të ri. 

"Kur hyra sot këtu, u befasova, është hera e parë në stadiumin e Korçës. Për Korçën e Niko Peleshit, nuk është një stadium që mund të rri shumë gjatë, por po ju them, po na dhatë 7 deputetë, stadium i ri i Korçës do të jetë "qershia mbi tortë" i gjithë punëve që kemi bërë”, tha Rama.