Qytetari i bën dhuratën e veçantë në prag zgjedhjesh, Rama: Do ta vendos tek…

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në qytetin e Gjirokastrës, ka shkuar në pazarin e qytetit ku është ndaluar në dyqanin e një qytetari që merret me gdhëndjen e gurit. 

“Unë e bëj gurin të flasë në të gjitha gjuhët e botës”, i tha qytetari, ndërsa i dhuroi kryeministrit edhe një pllakë guri ku shkruhej “Voto 12 PS”. 

“Këtë dhuratë do ta vendos te zyra e Partisë Socialiste”, iu përgjigj kryeministri.