Rama apo Basha?/ Shqiptarët zgjedhin emrin, duan për kryeministër...

Pas 25 prillit, shumica e shqiptarëve preferojnë Edi Ramën për kryeministër.

Sondazhi zgjedhor i Euronews Albania, zbuloi se Rama ka një diferencë të qartë krahasuar me Lulzim Bashën. 

Pyetjes së kë duan kryeministër shqiptarët iu përgjigjën duke nxjerrë Ramën në krye me 51.8% të të anketuarve, pasuar nga Basha me 42.1%. Të gjitha sondazhet e nxjerrin fitues Partinë Socialiate e cila pritet të marrë +73 mandate.