Rama deputet në Durrës apo në Vlorë? E zbulon drejtuesi Politik i PS

Në takimin me anëtaret e PS-së në qarkun e Durrësit, drejtuesi politik Adrian Çela tha se objektivi i tyre është të marrin 8 mandate në këtë zonë. 

“Ne e kemi garën me veten tonë, me targetin që kemi për 8 mandate, që Edi Rama të jetë deputet i qarkut të Durrësit, jo më i qarkut të Vlorës. E meriton Durrësi që të ketë Edi Ramën deputet dhe kontributi juaj është i padiskutueshëm. 

Kjo është një betejë për Shqipërinë e 2030-ës, për Durrësin e 2030-ës, për Edi Ramën Kryeministër”, tha Adrian Çela, drejtuesi i PS për Qarkun e Durrësit.