Rama e renditi të 19-in/ Reagon Pandeli Majko: Nuk fitova dot, rezultati është një...

Pandeli Majko, ka reaguar pasi nuk fitoi mandat deputeti nga zgjedhjet e 25 Prillit. 

Ministri për Diasporën shton se numrin e tij e kishte lënë në vend të dytë, pasi ishte marrë me numrin 12, që i përket PS-së. 

“Unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë. Ju falenderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste! Mirupafshim!”, shkruan Pandi.