“Rama ik, Rama ik”/ Kryeministri ndërpret fjalën: Ja e shikon, ku vajti ky? Këta....

Teksa po mbante fjalimin para grave në Tiranë, kryeministri Edi Rama u përball me një situatë të papritur. 

Një demokrat i opozitës thirri “Rama ik”, shumë pranë aktivitetit të PS dhe më pas u largua vetë me vrap.

Rama ik... Rama ik/ “Ja doli po e prisja, nuk ka si të mos dalë. Është koncerti i vitit 1936. Është po i njëjti koncert janë po ata, PD me Saliun që donte të ndërpriste koncertin e që i duket pianoja si gogol. “Rama ik” thotë dhe ia fut vrapit. Këta janë hudhrat tona”, tha Rama.