Rama ikën me shpejtësi/ Ja çfarë e ndërpreu fushatën e kryeministrit, thotë që...

Kryeministri Rama ishte i pranishëm sot në Tepelenë në vijim të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit. 

Sot kreu i qeverisë mbajti një fjalë më të shkurtër. Nisja e shiut bëri që Rama ta mbyllte me disa batuta fjalën e tij e të largohej me shpejtësi në makinën e tij.

"Si gjithmonë kur vi në Tepelenë, Tërmet Peçi bën që të bijë shiu për bereqet. Bereqet le t'i bëjmë edhe zgjedhjet e 25 prillit që ta çojmë Tepelenën përpara" tha Rama dhe iku menjëherë në drejtim të makinës.