Rama iu drejtohet demokratëve: Mbani foton e Lulit në mur, më 25 prill do…

Kryeministri Rama nga Bilishti iu drejtua demokratëve duke iu kërkuar që të logjikojnë dhe të votojnë PS-në.

"Ti mbaj edhe fotografinë e Lulit në mur, por mos e voto se të vjen taksa 9 për qind”, tha Rama, duke u shprehur se PS është partia e punës dhe PD partia e gjumit. 

"Do fusin këta Shqipërinë në BE, me se do e fusin me tramvajin e Tiranës, apo me djathë e me salcë? Qesharakë komplet. Më 25 prill nuk diskutohet, fiton PS", theksoi Rama.