Rama jep premtimin e madh/ Në këtë qytet të Shqipërisë ndërtoj për herë të parë...

Kryeministri Rama ka inspektuar punimet në Spitalin Rajonal të Fierit ku po mendon që të sjellë një filial të një universiteti mjekësie të Turqisë.

Rama tha se brenda mandatit të 3-të, njësoj si në Fier do të ndërtojë një tjetër spital të ngjashëm edhe në Shkodër. 

"Do të sjellim në këtë zonë një filial turk të një universiteti ekselence mjekësie. Të jetë universitet që student vjen këtu dhe ka të gjitha mjetet e nevojshme dhe të marrë diplomën. Gjithashtu do të ndërtojmë një spital të ngjashëm edhe në Shkodër", tha Rama.