Rama kërkesë për të rinjtë: Mos ikni nga Shqipëria, fitoni 5 mijë euro/muaj po...

Edi Rama u ka kërkuar të rinjve shqiptarë që të mos emigrojnë. 

Kryeministri tha se në Shqipëri të rinjtë do të vetëpunësohen në tregun global online duke nxjerrë të ardhura mujore 5 mijë euro në muaj. 

“Vajzat dhe djemtë e rinj kanë hyrë në tregun e madh botëror online. Në Elbasan do të hapen qendrat e reja për të trajnuar të rinjtë që në pak muaj të njohin gjuhën e kodimit dhe programimit të kompjuterëve. Nuk do të jetë nevoja të ikni jashtë shtetit për të fituar 5000 euro”, tha Rama