Rama me tabaka në dorë/ Kryeministri "del nga vetja" e papritur bën këtë gjest...

Kryeministri Rama ka vijuar edhe inspektimet në zonën e Durrësit, aty ku vazhdon procesi i Rindërtimit. 

Gjatë vizitës së tij në një prej familjeve që kanë hyrë në shtëpinë e re, Rama papritur u ngrit dhe mori tabakanë me gotat e rakisë. Kryeministri bëri një gjest fisnik duke i shërbyer grave të shtëpisë, teksa kishte edhe një mesazh për të zotin e shtëpisë. 

“Duhet të ishe çuar burri të shërbente, por sot kam kënaqësinë që grave të shtëpisë tu shërbej unë”, tha Rama dhe u çua të marrë tabakanë në dorë.