Rama merr vendimin e fundit/ Ja çfarë ndryshon ditën e votimit më 25 prill...

Pas vendimit për kartat e identitetit, qeveria shqiptare sot ka vendosur zgjatjen e vlefshmërisë edhe për pasaportat që kanë skaduar.

Ky ndryshim është marrë që të gjithë shqiptarët të kenë mundësi për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Të gjithë personat që nuk kanë kartë identiteti dhe pasaporta u ka skaduar, mund të votojnë, pasi vlefshmëria është zgjatuar deri në 30 prill.