Rama papritur ndërpret fjalën, ja çfarë ndodhi në Librazhd në momentin kur...

Kryeministri Rama ka qenë duke folur në një takim elektoral në qytetin e Librazhdit, kur nga një xhami aty pranë është dëgjuar thirrja e ezani.

E ndërsa sot është dita e parë e muajit të shenjtë të Ramazanit, Rama ka vendosur të ndërpresë fjalën për të respektuar thirrjen e hoxhës. 

“Pak qetësi. Patëm një respekt në lutjes dhe dëshiroj t’iu uroj të gjithë besimtarëve muajin e bekuar të Ramazanit”, tha Rama.